ponedjeljak, 7. srpnja 2008.

"Lidhur me ato që bëjnë gabime nga - Abdull-llah ibnu Abbasi - " :

1. O ti që bën gabim! Mos mendo se do të shpëtosh nga dënimi për gabimin tënd, dije se pasojat e gabimit janë më të mëdha se sa vetë gabimi që e ke bërë.

2. Vërtet,nga mosturpërimi nga ata engjujt që i ke në krahun e djatht dhe të majtë kur ti bën gabim,aspak nuk është mëkat më i vogël se gabimi që bën.


3. Vërtet ti qesh kur bën gabim por ti nuk e di se c`far do të sjell Alll-llahu më rëndë se vetë gabimi që ke bërë.


4. Gëzimi yt për gabimin e bërë në castin kur ta bësh atë,është mëkat më i madh se sa vetë gabimi që ke bërë.


5. Vërtet dëshprimi yt për gabimin kur të ka shpëtuar pa e bërë ,është më i rëndë se vet gabimi.


6. Vërtet ke frikë nga era kur ta zbulon fshehtësinë,ndërsa ti po bën gabim me qenien tënde,nuk të tronditet zemra nga shikimi i All-llahut,gabim ky i cili është më i rëndë se gabimi i bërë.

Nema komentara: