subota, 16. kolovoza 2008.

"Si t`i shërojm sëmundjet e Zemrës???"

„A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).

-Cdo trup kur sëmuret i nevojitet shërrim.Pasojat e mosmbajtjes se pastërtis së trupit,janë sëmundje të ndryshme të trupit, kjo mvaret nga pesha e papastërtisë. A pasojat e mosmbajtjes së pastërtisë së zemrës janë sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojn gjendje të keqe edhe në këtë botë edhe në botën e ardhëshme.
„Janë ata që All-llahu nuk deshi t`ju pastrojë zemrat(prej kufrit).Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.(El-Maide:41)

-Si shërohen sëmundjet e zemrë këtë më së miri na tregon Kur`ani, duke na dhënë raste të ndryshme të Pejgamberëve dhe besimtarëve.Që njeriu të mbrohet prej sëmundjeve të zemrës, shpirtit të vet dhe shejtanit, i cili zgjuar e përcjell, duhet të kërkoj ndihmë prej All-llahut, të qëndroj larg injorantëve dhe gabimtarëve të mëdhenj, e të shoqërohet me njerëz të ditur e të devotshëm.Megjithatë, që njeriu ta arrijë atë duhet të jetë durimtar dhe gjithmonë i pregaditur.
„Nuk është e barabart e mira dhe e keqja. Andaj,(të keqen) ktheje ne mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë.(Fussilet:34,35)

Përkundër durimit dhe qetësisë, hidhërimi dhe nervoza janë vese të shejtanit dhe kurdoqë shfaqet hidhërimi, shejtani e fut mendimin e vet sepse njeriu ne realitet atëherë kërkon mbrojtje nga shejtani e jo nga All-llahu xh.sh.
„Vërtet,ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.Mbizotërimi i tij është vetëm mbiata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.(En-Nahl:99,100)

Shejtani dominon tek ato që kërkojnë ndihmë dhe të cilët i nënshtrohen sepse All-llahu i`a ka lejuar t`i mashtroj ato që e ndjekin.
„Iblisi tha: „O Zoti im, për shkak që më përzune(më largove), unë do t`ua zbukuroj(të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t`i largojë nga rruga e drejtë! „Përvec robërve të Tu të cilët i ke bërë të sinqertë.Madhëria e Tij Tha: „Kjo është rruga Ime e drejtë(e qartë).Se t`i ndaj robërve të Mi(të sinqertë) nuk ke kurrfarë force(as fizike as mendore), përvec atyre të humburve që vinë pas teje.(El-Hixhr:39-42)

Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit, duke kërkuar në të shpëtim(strehim).Dikush që konsumon alkoolin,vepron atë që është rreptësisht e ndaluar, e din se është haram dhe e dëmshme, pa dyshim se e ndjek shejtanin derisa e kryen atë punë.Shumë prej nesh shkojnë për pushime për t`u qetësuar, i kurojnë sëmundjet e tyre te doktorët më të famshëm, por vallë sa prej nesh ka që mundohen të kurojnë sëmundjet e brendshme të zemrave të tyre?
Sot ne i japim më shumë rëndësi pamjes së jashtme të trupit, kurse në kohën e Pejgamberit s.a.u.s. muslimanët preokupoheshin më shumë për pastërtin e zemrës.
Qysh të vegjël, ne e dim që këmba është për të ecur, dora për të prekur, syri për të parë etj. Po zemra vallë c`farë funksioni ka? Përvec funksionit që e dimë, që është furnizimi i trupit me gjak, zemra ka dhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm që është njohja e All-llahut të Madhërishëm, të ndjejë mall për Të dhe të dallojë të, mirën nga e keqja.
Ka njerëz që qysh kur mbushin moshën e burrërisë dhe deri në pleqëri vazhdojnë me gjynahe. Si mendoni, si mund të jetë zemra e tyre? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an duke përshkruarr zemra të tilla:
„Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre u`a mbuluan“.(El-Mutaffifin“14)

Mbrojtja më e mirë prej shejtanit është drejtësia, gjithmon dhe në cdo vend, nëse është edhe kundër nesh, ashtu si na ka mësuar edhe Pejgamberi s.a.u.s sepse shejtani vjen dhe e përcjell atë njeri që nuk e flet të vërtetën.

„A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).






Nga:Amra XHEMAILI...