I huaj është i qefinosuri pa jetë.
Më lini që të vajtoj veten time.
Ta kaloj jetëm me ibadet e mësime.
Më lini që ti derdh lotët e mi.
Me shpresë se një pikë e tyre t`më bëj dobi.
Unë jam ai që drejT gjynaheve vrapon.
Duke e ditur që syri i Zotit më vështron.
Ah,i mjeri unë !
Si të largohem me kaq gjynahe shumë ?
Më sollën një doktor
Që të më kurojë
Por sot doktori dobi s`mund të më bën.
Pas meleku shpirtin ka ardhur për të ma marrë
Pa të keq e shkul nga cdo pjes e gjallë.
E nxorri shpirtin tim me dhimbje shumë
Shijen e hidhur të tij në fyt e ndjeva unë.
Njerëzit më të dashur filluan të shpejtojn
Trupin tim ta lajn dhe ta pastrojn
Më erdhi një njeri me ujë e sapun
Dhe rrobat mi hoqi sa turp kisha unë
E hodhi ai ujin sipër trupin tim
Pastaj më mbështolli mua me qefin
Në krah më mbajti mua me nxitim
Sumë njerëz kishin ardhur për respektin tim
Në një vend të lartë mua më rregulluan
Për të falur xhenazen njerëzit u rreshtuan.
Ma falën xhenazen pa sexhde as ruku,
Ju lutën Zotit që mua t`më fal.
Ngadalë më zbritën në varrin tim.
Njëri prej tyre më këndoi talkin.
Fytyrën ai ma zbuloi
Dhe lotët i rrodhën mua kur më kujtoi.
Me dhè varrin tim sic e mbuluan
Në vetmi më lanë,të gjithë u larguan.
Në errësirën e varrit nuk kam shoqëri
As nënë,as babë por jam në vetmi.
Melekëve të varrit c`farë t`ju them unë,
Mbi këtë cështje jam i frikësuar shumë.
Tre pyetje nga unë duan ata sot.
Kush është Zoti,Feja dhe Pejgamberi jot ?
Mjaft me gjynahe, Oti shpirti im,
Largohu nga zemërimi i Zotit tim.
Pendohu dhe punë të mira puno,O NJERI,
Nëse do që të shpërblehesh në jetën e varrit, "TI."